Veterani 99 vjeçar i Luftës së Dytë Botërore fiton edhe betejën me Koronavirusin
Një veteran 99-vjeçar i Luftës së Dytë Botërore në Brazil u lirua nga spitali me nderime ushtarake të martën pasi u shërua nga COVID-19. Nënkoloneli i dytë Ermando Piveta, i cili shërbeu në artilerinë braziliane në Afrikë gjatë Luftës së Dytë Botërore, u soll nga Spitali i Forcave të Armatosura në Brasilia në një shpërthim muzike dhe duartrokitje.
I veshur me një kapele të gjelbër nga ushtria, ai ngriti krahët në ajër ndërsa u largua nga spitali pas tetë ditësh si pacient. “Ai fitoi një betejë tjetër, këtë herë kundër koronavirusit të ri. Ai u la i lirë nga spitali në të njëjtën ditë që Brazili po përkujton 75 vjetorin e fushatës së suksesshme të trupave të saj në Betejën e Montese në Itali gjatë Luftës së Dytë Botërore,” tha ushtria në një deklarate.
Piveta shërbeu në regjimentin e katërt të artilerisë së ushtrisë, i cili stërviti në Dakar në vitin 1942, menjëherë pasi Brazili hyri në luftë nga ana e Aleatëve, tha ushtria. Ai më pas u kthye në Brazil me regjimentin e tij për të mbrojtur vendin nga një pushtim i Boshtit që kurrë nuk u bë. Brazili është vendi më i goditur në Amerikën Latine në pandeminë Koronavirus, me 1.532 vdekje deri më tani. (AFP)
E . S / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.