“Vetingu” kërkon ekonomistë – Kushtet dhe afatet e aplikimit

Organet e vetingut fillojnë rekrutimet e stafit. Kështu, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shpall vende vakante për pozicionet e këshilltarëve ligjorë dhe ekonomikë për institucionet e Rivlerësimit Kalimtar të Gjyqëtarëve dhe Prokurorëve.
Aplikimet kanë një afat kohor të përcaktuar dhe do të zgjasin për 5 ditë rresht, duke filluar nga data 23 deri në datën 27 tetor.
Aplikantët duhet të paraqiten sëbashku me dokumentacionet përkatëse pranë institucioneve të KPK-së nga ora 9:00 – 16:00. Ata do të njoftohen nga KPK pasi të kenë bërë kërkesën me shkrim në postën elektronike [email protected]
Në kërkesën me shkrim kandidatët duhet të përcaktojnë qartë vendin për të cilën aplikojnë. Poashtu, sëbashku me kërkesën duhet të paraqesin edhe nga një kopje të jetëshkrimit personal dhe kopje të dokumenteve të noterizuara.
Këto të fundit shërbejnë si një instrument vërtetësie për kushtet e parashikuara për këshilltarët ligjore dhe ekonomikë në bazë të ligjit 84/ 2016 “Për rivlerësimin kalimtar të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve në Republikën e Shqipërisë.”
Njoftimi për kriteret për këshilltarë ligjorë dhe ekonomikë për komisionin e pavarur të kualifikimit gjenden të botuara në faqen e Presidentit të Republikës.
G.D/ SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.