Vetting, flet Çlirim Gjata – Konstitucionalisti: Boshatisja e Gjykatave nga shkarkimet po prek dhe ekonominë

Konstitucionalisti Çlirim Gjata thotë se pas problemeve që ka shkaktuar në jetën e shtetit dhe atë të qytetarëve, rënia e gjykatave kryesore në vend po prek edhe ekonominë.
I ftuar në Vetting.al, ai analizon problemet e shumta në mënyrën si po vijon reforma në drejtësi, kapjen e organeve të reja nga politika, dhe veçanërisht cilësia e drejtësisë që u sigurohet shqiptarëve, të cilët mund të vuajnë pasoja edhe për dy dekadat e ardhshme.
Konstitucionalisti i njohur shpreh rezerva të forta edhe lidhur me standardet e gjykimit që po përdoren ndaj magjistratëve, duke akuzuar ndërhyrjen e politikës për të shkarkuar apo konfirmuar individë të caktuar.
Lorenc Rabeta/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.