Vetting, kalon kreu i Kushtetueses – Haxhiaj kritikon ashpër Komisionin: Hetimi me gabime
Kreu i Gjykatës Kushtetuese Bashkim Dedja, kaloi me sukses sitën e Vetting-ut, duke u konfirmuar në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit. Por, pavarësisht rezultatit pozitiv, Avokati i Dedjas, Maks Haxhia u shpreh me nota të forta kritike ndaj Trupës Gjykuese të Vetting-ut. Ai akuzoi se relatorja e çështjes kishte bërë një gjatë seancës së mëparshme dëgjimore një koment tërësisht të gabuar lidhur mbi provat e pasurisë së klientit të tij.
Gjatë seancës dëgjimore, Haxhiaj shpjegime mbi burimin e të ardhurave për tre apartamente të Gjyqtarit: I pari në Tiranë, bashkë me një garazh, me vlerë 180 mijë euro, i blerë përmes një kredie bankare 120 mijë euro dhe përmes dy huash prej 25 mijë eurosh të marra nga kunati dhe vëllai i tij. Relatorja e çështjes Xhensila Pine theksoi se huaja 15 mijë euro e marrë nga i vëllai ishte e dyshimtë. Kjo pasi ai nuk i justifikonte këto të ardhura, duke qenë se në atë kohë ai kishte blerë një apartament 42.500 mijë euro.
Pikërisht ky koment u përkufizua si i gabuar dhe i papranueshëm nga Avokati Maks Haxhia. Ai tha se Komisioni nuk ishte thelluar në hetimin e plotë të kësaj kredie, e cila nuk qe marrë aspak nga i vëllai i gjyqtarit. Haxhiaj tha se komenti i relatores ka cenuar rëndë imazhin e klientit të tij.
Aktualisht Gjykata Kushtetuese vijon të mbetet në krizë të thellë, duke qenë se numëron vetëm 3 anëtarë.
Lorenc Rabeta/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.