Vetting-u në Prokurori – Zgjidhen me short dosjet e 11 prokurorëve që do hetohen

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka nisur Vetting-un për 11 prokurorët e Prokurorisë së Përgjithshme. Përfaqësuesit e Komisionit kanë zgjedhur me short 5 dosje që do të rivlerësohen për 11 prokurorët që nuk i janë nënshtruar ende procesit të Vetting-ut. Paralelisht me dosjet, do të vlerësohet edhe pasuria e prokurorëve si dhe integriteti i tyre moral e profesional.
E pranishme në Prokurorinë e Përgjithshme, gjatë zgjedhjes me short të dosjeve ishte edhe Genta Bungo, kreu i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Prokurorët që do t’i nënshtrohen Vetting-ut janë Artur Selmani, Kosta Beluri, Arqile Koça, Andand Xholi, Thoma Jano, Arben Kraja, Anila Leka dhe Sokol Stojani, Alfred Progonati dhe Alma Muça.
Prokurorët që do i nënshtrohen Vetting-ut:
Artur Selmami
Kosta Beluri
Arqile Koça
Andand Xholi
Thoma Jano
Arben Kraja
Anila Leka
Sokol Stojani
Adnand Kosova
Alfred Progonati
Alma Muça.
L.R/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.