“Vettingu” i gjyqtarëve e prokurorëve te ish Lidhja e Shkrimtarëve, Apelimi te godina e KLSH! Këshilli i Ministrave miraton vendimin
Një pjesë e godinës ku ushtron aktivitetin Kontrolli i Lartë i Shtetit do t’i kalojë në administrim Ministrisë së Drejtësisë.
Ambientet do të përdoren si zyra pune për Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, një strukturë e re kjo e krijuar në kuadër të Reformës në Drejtësi.
Kolegji i Posaçëm i Apelimit do të shërbejë si strukturë ankimuese për procesin e rivlerësimit të gjyqtarëve e prokurorëve. Ndërkohë, struktura që do të bëjë rivlerësimin e gjyqtarëve e prokurorëve do t’i ketë zyrat te ish godina e Lidhjes së Shkrimtarëve.
Për këtë qëllim, në mbledhjen e parë, qeveria miratoi edhe vendimin për nisjen e punës për rikonstruksionin e godinës.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.