Vettingu, Institucioni i Komisionerëve publikë shpall 6 vende të reja vakante – Kriteret dhe afatet e aplimit
Institucioni i Komisionerëve Publikë ka shpallur 6 vende vakante në organikën e tij, për pozicionet e specialistit të financës/buxhetit, specialistit të burimeve njerëzore, specialistit IT, specialistit të protokollit/arkivës dhe 2 sekretareve pranë Komisionerëve Publikë.
Ky njoftim vjen gati një muaj pas njoftimit të mëparshëm për punësime, ndërsa datat për paraqitjen e aplikimeve është si vijon:
- Nga data 20 deri në 24 nëntor nëse paraqitja e kërkesës bëhet dorazi nga aplikanti, pranë këtij institucioni (ish-Lidhja e Shkrimtarëve)
- Deri më datë 27 nëntor 2017 për kërkesat e paraqitura me anë të postës, të vërtetuara me fletëmandatin e lëshuar nga zyra postare.
Kërkesat sipas pozicionit të kërkuar janë si më poshtë:
Specialist Financë/Buxhet
- Të zotërojë diplomë të nivelit “Master shkencor” në Ekonomi, dega Financë.
- Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze.
- Të ketë të paktën 5 vite përvojë pune në profesion.
- Të ketë njohuri në programet financiare si: Alpha/Financa 5 etj.
Specialist i Burimeve Njerëzore
- Të zotërojë diplomë të nivelit “Master shkencor”.
- Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze.
- Të ketë të paktën 4 vite përvojë pune në fushën e burimeve njerëzore.
Specialist IT
- Të zotërojë diplomë të nivelit “Master shkencor” në Inxhinieri informatike, Informatikë, Teknologji Informacioni etj.
- Të ketë të paktën 3 vite eksperiencë pune në fushën e Teknologjisë së informacionit.
- Të ketë njohuri shumë të mira në administrimin e sistemeve, si: Active Directory, Outlook Mail Client.
- Të ketë njohuri bazë mbi pajisjet e rrjetit dhe infrastrukturën e rrjetit.
- Të ketë njohuri bazë për panelet e administrimit të faqeve web (WordPress, Drupal, Joomla etj.).
- Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze.
Specialist Protokoll/Arkive
- Të zotërojë diplomë të nivelit “Master shkencor”.
- Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze.
- Të ketë të paktën 3 vite përvojë pune në profesion
Sekretare pranë Komisionerëve Publikë
- Të zotërojë diplomë të nivelit “Bachelor”
- Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze
- Të ketë njohuri shumë të mira të programe Microsoft Office
- Eksperienca në punë përbën avantazh
Në dokumentet e kërkuara, krahas kërkesës duhet të jenë edhe jetëshkrimi, kopje dokumenteve (diploma, letërnjoftimi, libreze pune) origjinale ose të noterizuara, një dokument që vërteton se nuk ka procedime penale të regjistruara në ngarkim të tij, dëshmi e gjendjes gjyqësore, vërtetim që nuk ka masë disiplinore në fuqi, rekomandim nga punëdhënësi, si edhe çdo dokument tjetër që vërteton trajnime, kualifikime, etj.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.