Vettingu në ekonomi, Ahmetaj: Garanci për rritjen e investimeve

Reforma në drejtësi dhe procesi i vettingut janë garanci për rritjen e investimeve të huaja dhe vendase, rritjen e punësimit dhe ekonominë në tërësi.
Kështu është shprehur, Ministri i Financave, Arben Ahmetaj, pas nënshkrimit të peticionit pro vettingut.
Vettingu është procesi që shërben për përjashtimin e zyrtarëve publik që nuk kanë integritet në përmbushjen e detyrës, duke rritur besimin në institucionet publike. Procesi i vettingut kryhet duke kontrolluar figurën e dikujt përpara se t’i ofrohet një vend pune.
Elisabeta Dosku/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.