“Vettingu” në polici e nis me shkarkim – Nuk kalon testin e pasurisë ish-shefi i SHÇBA, Oltjon Shehu.
Oltion Shehu, inspektori ankesave në Drejtorinë e Tiranës pranë SHÇBA-s është i pari që u përball me ‘vettingun’ në radhët e uniformave blu por puna e dy dekadave më parë si menaxher në një sallë bingoje dhe të ardhurat e fituara aty rrezikojnë të djegin karrierën e ish-shefit të inspektimit.
Shehu rezultoi i pastër, pa kontakte me botën e krimit por nuk ka mundur të justifikojë të ardhurat e ndërtimit të e një banese 2 katëshe. Gjithashtu Shehu kishte marrë dy herë masë administrative të vërejtjes nga eprorët.
Për të justifikuar pasurinë Shehu është shprehur se ka punuar nga viti 1996 deri në vitin 2003 pa e ditur se ka qenë i pa siguruar por sipas tij ka pasur përfitime të mëdha nga bakshishet. Në seancë Shehu është përfaqësuar edhe nga avokati i tij.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.