Vezë e artë gjigante në Suedi është një sauna luksoze
Kiruna, një qytet në veri të Suedisë, dëshiron t’ju trajtojë me përkujdesje e t’ju bëjë të ndiheni të veçantë.
Në maj, pasi u njoftua se qendra e qytetit do të duhej të zhvendosej dy milje në lindje për shkak të themelit të shkatërruar të qytetit, një zhvillues Suedez ofroi një dhuratë për të lehtësuar tranzicionin, një sauna prej ari në formë veze që të gjithë të kenë mundësi ta shijojnë.
Sipas TIME, sauna e ndërtuar nga Bigert & Bergstrom u ndërtua për t’u përdorur si një qendër takimesh për komunitetin ku njerëzit mund të vijnë dhe të diskutojnë ndryshimet si dhe për të promovuar “mendimet e rilindjes”.
Sauna, mund të strehojë deri në tetë persona njëkohësisht dhe ngrohet nëpërmjet një sobe prej druri në formë zemre të pozicionuar në qendër të saj, e cila e ndihmon saunën të arrijë në temperaturën e duhur.
Pjesa e jashtme e kësaj veze përbëhet nga disa panele diellore të cilat shërbejnë për të mbajtur të ndezura dritat brenda vezës.
Kjo vezë nuk do të ketë një destinacion të fiksuar, ajo do të vendoset përkohësisht në mjedise të ndryshme arkitektonike, kështu që në këtë mënyrë vizitorët do të kenë mundësinë të përjetojnë diçka krejtësisht unike.
Nëse jeni kuriozë për vezën prej ari filloni të planifikoni vizitën tuaj në Kiruna pasi veza do të jetë e disponueshme deri në shtator të 2017.
V.Hydi/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.