Vëzhgim/ Rritja e çmimeve “tkurr” Ditën e Verës! Festa tradicionale, mes problemeve dhe festimeve
Festa e Ditës së Verës e gjeti qendrën e kryeqytetit të zbukuruar, me aktivitete te larmishme kulturore dhe tezga të ndryshme që nxitojnë të shesin produktet e tyre. Duket sikur shqiptarët duan të qendrojnë larg problemeve ekonomike, qofte edhe për një ditë të vetme!
Kriza e rritjes se çmimeve duket që ka ndikuar në mënyrë direkte te dreka apo darka festive e kësaj dite! Një tryeze normale e shtruar mirë por jo me bollëk sikurse e kërkon zakoni!
Ballokumja, ëmbëlsira tradicionale e festës, ende nuk ka pësuar rritje të çmimit, pavarësisht rritjes së çmimit të produkteve ushqimore si mielli dhe sheqeri! Shitësit tregojnë që nuk ka pasur ndryshim çmimi krahasuar me një vit më përpara!
Një ballokume në Tiranë sot do mund ta blini me një vlerë prej 100 lekësh të reja! Pavarësisht kësaj, jo te gjithë arrijnë ta përballojnë çmimin!
Një ditë për të festuar dhe u kënaqur në shoqërinë e njerëzve të dashur mes zhurmës së protestave, rritjeve të çmimeve dhe shqetësimeve të përditshmërisë!
Diniela Lera/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.