Vëzhguesit e zgjedhjeve – Ja cili është roli i tyre
Që nga fundi i viteve 1990 vëzhgimi ndërkombëtar i zgjedhjeve është bërë kaq i përhapur saqë refuzimi i vëzhgueseve është pothuajse një pranim i plotë i mashtrimit që po kryhet.
Madje edhe Vladimir Putin i Rusisë, Robert Mugabe i Zimbabve dhe Aleksandër Lukashenko i Bjellorusisë ftojnë vëzhgues të huaj.
Pas referendumit të Turqisë në Prill, vëzhguesit e Organizatës për Sigurimin dhe Bashkëpunimin e Evropës (OSBE), një organ ndër qeveritar thanë se votimi dështoi në bazë të standardeve ndërkombëtare.
Por çfarë bëjnë ekzaktësisht vëzhguesit e zgjedhjeve?
Vëzhguesit e një cilësi të lartë, siç është OSCE apo Qendra Carter, një OJQ amerikane, fillojnë punën disa muaj përpara zgjedhjeve.
Ekzistojnë dy lloj vëzhguesish, ata me kohë të plotë dhe ata me kohë të pjesshme.
Vëzhguesit me kohë të plotë fillojnë të monitorojnë mediat, takohen me zyrtarë qeveritarë si dhe inspektojnë ekzekutimin e detyrave të tilla si regjistrimi i votuesve.
Ndërkohë që disa ditë përpara zgjedhjeve mbërrijnë vëzhgues me kohë të pjesshme, ata shpërndahen në të gjithë vendin duke u zhvendosur nga një qendër votimi në një tjetër. Ndonjëherë janë aty dhe për numërimin e votave por kjo është në varësi të marrëveshjes që kanë negociuar më parë me qeverinë.
Shpesh ata marrin mostra dhe vlerësojnë nivelet e tyre përfundimtare, disa vëzhgues të tjerë qëndrojnë pak kohë edhe pas votimit me qëllim që të ndjekin mosmarrëveshjet që krijohen.
Në ditët e sotme vëzhguesit janë bërë gjithnjë e më të sofistikuar duke përdorur aplikacione të ndryshme, kamera si dhe metoda të ndryshme statistikore për të zbuluar mashtrimet.
Kur zgjedhjet janë të drejta, vëzhguesit ndihmojnë për të ulur “gjakrat” mes partisë fituese dhe atyre jo fituese të cilat hedhin pretendimin për të mos i njohur zgjedhjet.
Në momentin që vëzhguesit janë të mendimit që zgjedhjet janë të manipuluara, legjitimojnë protesta të brendshme, siç ndodhi gjatë ”revolucionit të tridhjetë” në Gjeorgji në vitin 2003 dhe “revolucionit portokalli” në Ukrainë vitin pasues.
Sipas Judith Kelley e Duke University, edhe kur vëzhguesit janë të pranishëm, politikanët vazhdojnë të manovrojnë dhe shpesh ndodh që vëzhguesit të përballen me frikësimin.
V.Hydi/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.