Viber shton opsionin e ri-biseda sekrete që zhduken në mënyrë automatike

Viber, një nga aplikacionet më të mëdha në botë për sa i përket komunikimit, i cili ka më shumë se 800 milion përdorues të regjistruar në të gjithë botën, ka nxjerrë një opsion të ri.
Ky opsion i ri, i quajtur “secret chats” ka për qëllim privatësinë më të lartë dhe sigurinë më të madhe për përdoruesit e aplikacionit Viber.
Teknikisht ky opsion i jep përdoruesve mundësinë për të kryer biseda të cilat zhduken pas një kohe të caktuar, pa qenë nevoja për ti fshirë.
Secret chats gjithashtu bllokon opsionin që mesazhet të cilat shkruhen në një bisedë të mos ketë mundësi t’ia kaloni dikujt tjetër.
Tashmë përdoruesit e Viber në iOS do të njoftohen në rast se dikush ruan measzhet e tyre si dhe përdoruesit me Android do kenë mundësinë të bllokojnë personin të ruajë fotot e tyre.
Për një siguri më të lartë Viber gjithashtu ju mundëson fshehjen e bisedave të caktuara me një PIN.
Viola Hydi/ SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.