VIDEO/Aksi rrugor më problematik i Tiranës! Aty ku, edhe pse humbin patentën, shoferët vijojnë të abuzojnë…
Thuajse çdo javë Policia Rrugore publikon video nga monitorimi i aksit rrugor Sauk-Teg në Tiranë, bllokon patenta e jep mesazhe sensibilizuese e megjithatë sërish konstatohen automjete me shpejtësi tej mase të lartë.
“Për 200 minuta kontroll me radar duke i monitoruar nga mbikalimi, 9 Leje drejtimi të tërhequra dhe dërguar në OASH, për shpejtësi 140 km/h – 173 Km/orë. Shpejtësi avionik gati dy herë më shumë se tabela, rrezik potencial për aksident.
Edhe pse kontrollet me radar janë shumëfishuar jo vetëm në Tiranë por në gjithë rrugët nacionale, pavarësisht se në fundjavë kontrollet janë akoma më të shtuara, fushatat sensibilizuese përditë e më shumë, përsëri ka akoma shumë drejtues mjetesh qe abuzojnë duke përdorur makinën si avion. Mos shpejtoni se në rastin më të mirë Radari dhe Polici Rrugor ju presin, në rastin më të keq ju pret aksidenti” shkruhet në njoftimin e Policisë.
Policia Rrugore evidenton se viti 2020 është viti i sigurisë rrugore dhe duhet të parandalojmë në maksimum aksidentet me pasojë jetën. Dhe kjo,sipas policisë, do të arrihet me kontributin e të gjithëve, “ndaj mos fluturo, ndërgjegjësohu dhe zbato rregullat e qarkullimi rrugor”.
Sauk-TegVijon kontrolli me Radar për të parandaluar shpejtësinë tej normave të lejuara.Për 200 minuta kontroll me radar duke i monitoruar nga mbikalimi, 9 Leje drejtimi të tërhequra dhe dërguar në OASH, për shpejtësi 140 km/h – 173 Km/orë. Shpejtësi ✈gati dy herë më shumë se tabela, rrezik potencial për aksident🚑🚑Edhe pse kontrollet me radar janë shumëfishuar jo vetëm në Tiranë por në gjithë rrugët nacionale, pavarësisht se në fundjavë kontrollet janë akoma më të shtuara, fushatat sensibilizuese përditë e më shumë, përsëri ka akoma shumë drejtues mjetesh qe abuzojnë duke përdorur makinën si ✈ Mos shpejtoni se në rastin më të mirë Radari dhe Polici Rrugor ju presin, në rastin më të keq ju pret aksidenti.Viti 2020, viti i sigurisë rrugore, të parandalojmë në maksimum aksidentet me pasojë jetën dhe kjo do arrihet me kontributin e të gjithë, ndaj mos fluturo, ndërgjegjësou dhe zbato rregullat e qarkullimi rrugor. #BASHKËPËrSIGURINËRRUGORE
Posted by Policia e Shtetit on Saturday, January 18, 2020
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.