VIDEO- AKU konfiskon mishin që transportohej në bagazhin e makinës në Vlorë!

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit bllokoi të hënën në qarkun e Vlorës një sasi mishi në njësinë e tregtimit me administrator shtetasin P. Gj.
“Gjatë momentit të inspektimit nga AKU, u zbulua një karkasë mishi qengji e pavulosur dhe e papajisur me certifikatë veterinare në sasinë e 5.7 kg. Ndërkohë në momentin e inspektimit është gjendur në makinën e automjetit në pronësi të njësisë së tregtimit, nëntë karkasa me mish qengji të vulosura dhe të certifikuara në masën 60.3 kg mish, të cilat po transportoheshin për konsum njerëzor, jashtë kushte higjieno-sanitare dhe pajisjes me makinë frigoriferike për mishin” njofton AKU.
Për karkasën e gjetur të pavulosur dhe të pacertifikuar për mishin e qengjit në njësinë e tregtimit nga AKU u mor masa administrative me gjobë 100 mijë lekë të reja. Gjithashtu për kushte të papërshtatshme të transportit u mor masa tjetër administrative prej 100 mijë lekësh të reja për transport të papërshtatshëm dhe jashtë kushteve higjieno-sanitare. Nga AKU është bërë sekuestrimi i dhjetë karkasave të mishit, si dhe mjetit me të cilin po transportonte kjo njësi tregtimi e mishit në qarkun e Vlorës.
Në këtë aksion të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit kanë bashkëpunuar ngushtësisht edhe Policia e Shtetit e Qarkut Vlorë.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.