[VIDEO] Gara me shpejtësi, policia monitoron me kamera shkeljet në rrugët e Tiranës
Garat me shpejtësi, mosrregullimi i shpejtësisë në qendrat urbane, ngarkesat e çrregullta dhe të pasistemuara, qarkullimi në korsitë e ndërrimit të shpejtësisë, mosrespektimi i sinjaleve vertikale urdhëruese dhe kufizuese në këto rrugë, kapërcimi i rrugës nga këmbësorët jo në mbikalimet e përcaktuara. Këto janë disa prej shkeljeve që janë kapur nga kamerat e Policisë Rrugore të Kryeqytetit.
Monitorimi është shtrirë si në rrugët Urbane, ashtu dhe Interurbane kryesore me qëllim parandalimin e ngjarjeve rrugore të shkaktuara nga shkeljet.
Shërbimet e parandalimit dhe sigurisë përgjatë 2 orëve patrullim me përzgjedhje, evidentuan 45 drejtues mjetesh dhe motomjetesh në shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, ku rrezikshmëria është akoma më e madhe.
Shumica e konstatimeve janë në rrugët Interurbane kryesore ku dhe shpejtësia e lëvizjes është relativisht e lartë, duke rritur ndjeshëm rrezikun e përfshirjes në ngjarjet rrugore me pasoja për jetën dhe shëndetin e përdoruesve të rrugës.
Tashmë arsenali i Policisë rrugore përfshin mjete speciale si radar, drager, dron e kamera për të evidentuar dhe ndëshkuar ata që abuzojnë duke u bërë rrezik për jetën e tyre dhe të përdoruesve të tjerë të rrugës.
SCAN
TiranëPolicia Rrugore e Kryeqytetit, duke monitoruar rrugët Urbane dhe Interurbane kryesore me qëllim parandalimin e ngjarjeve rrugore të shkaktuara nga shkeljet si: Garat me shpejtësi, mosrregullimi i shpejtësisë në qendrat urbane, ngarkesat e çrregullta dhe të pasistemuara, qarkullimi në korsitë e ndërrimit të shpejtësisë, mosrespektimi i sinjaleve vertikale urdhëruese dhe kufizueze në këto rrugë, kapërcimi i rrugës nga këmbësorët jo në mbikalimet e përcaktuara etj.Kjo ishte gama e shkeljeve të cilat u konstatuan 👁👁 nga shërbimet e parandalimit dhe sigurisë në trafikun urban dhe ato në linja jashtë qytetit, ku përgjatë 2 orëve patrullim me përzgjedhje, nga 🚔📹 u evidentuan dhe ✍ 45 drejtues mjetesh dhe motomjetesh në shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, ku rrezikshmëria është akoma më e madhe, pasi shumica e konstatimeve janë në rrugët Interurbane kryesore ku dhe shpejtësia e lëvizjes është relativisht e lartë, duke rritur ndjeshëm rrezikun e përfshirjes në ngjarjet rrugore me pasoja për jetën dhe shëndetin e përdoruesve të rrugës.Policia Rrugore e Tiranës duke ju uruar fundjavë të mbarë apelon për zbatim të rregullave të qarkullimit rrugor, pasi shërbimet e Policisë Rrugore do jenë në shërbim me të gjitha mjetet speciale si radar, drager, dron e kamera për të evidentuar dhe ndëshkuar ata që abuzojnë duke u bërë rrezik për jetën e tyre dhe të përdoruesve të tjerë të rrugës.#zbatorregullateqarkullimitudhëtoisigurt#
Posted by Policia e Shtetit on Friday, September 28, 2018
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.