Video/ Ndikimet mjedisore nga gazsjellësi TAP në Shqipëri dhe Greqi. Ja masat që do të ndërmerren

Gazsjellësit Trans-Adriatik AG ( TAP AG) ka publikuar një video të re ku tregon zbatimin e një numri iniciativash dhe masash që po ndërmerr për të shmangur ndikimet në mjedisin në të cilin po punohet.
Në përputhje me kuadrin rregullator të vendeve pritëse dhe lejet e fituara nga TAP AG, sistemi i menaxhimit mjedisor dhe shoqëror i kompanisë identifikon ndikimin e aktiviteteve në karakteristikat e ndjeshme.
Po ashtu, përcakton masa të posaçme zbutëse dhe kontrolle menaxhimi si pjesë e angazhimit të saj për shmangien, duke minimizuar dhe lehtësuar çdo ndikim në ndërtimin e gazsjellësit Trans-Adriatik mund të ketë në mjedis.
Në video paraqitet zbatimi i disa prej këtyre masave dhe kontrolleve, si për shembull ato të cilat lidhen me arinjtë, erozionin dhe monitorimin e cilësisë së ujit në Greqi dhe Shqipëri.
G.D/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.