[Video] Nga Gjirokastra në Dhërmi, si po transformohen qytetet
Gjirokastra, Berati, Vlora, Vunoi dhe Dhërmiu tashmë së shpejti do të marrin një pamje të re. Kryeministri, Edi Rama, ka shpërndarë pamjet nga punimet që po kryhen për rijetëzimin e vlerave historike që mbartin këto qytete.
“MIRËMËNGJES dhe me këto pamje nga puna vijuese për rikthimin e shkëlqimit dhe nxjerrjen në dritë të vlerave historike e kulturore të Gjirokastrës, Beratit, Vlorës, Dhërmiut e Vunoit, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama.
Projekti për rikualifikimin urban të këtyre qyteteve po zbatohet nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, i cili po bashkëpunon njëkohësisht edhe me Institutin e Monumenteve të Kulturës për ta kthyer kulturën në një instrument të zhvillimit ekonomik.
“Gjirokastrës, Beratit, Vlorës, Vunoit dhe Dhërmiut po i rikthehet shkëlqimi i dikurshëm që buron nga kultura dhe identiteti kombëtar. Bashkë me Instituti i Monumenteve të Kulturës po punojmë për ta kthyer kulturën në motor të zhvillimit ekonomik”, shkruan FSHZH.
Ndërkohë, në fillim të muajit dhjetor përfundoi edhe restaurimi i çative dhe fasadave për 210 shtëpi në Dhërmi dhe Vuno.
SCAN
MIRËMËNGJES 😃dhe me këto pamje nga puna vijuese për rikthimin e shkëlqimit dhe nxjerrjen në dritë të vlerave historike e kulturore të Gjirokastrës, Beratit, Vlorës, Dhërmiut e Vunoit, ju uroj një javë të mbarë 🌹
Posted by Edi Rama on Sunday, January 6, 2019
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.