(Video) Përleshje mes policisë e manifestuesve për Referendumin e Pavarësisë në Katalonjë

Televizioni katalonjas tregoi se njerëzit kishin filluar të shfaqëshin e të krijonin radhë në disa qendra votimi, pak pas hapjes së referendumit në orën 9 të mëngjesit.
Policia spanjolle, e veshur për trazira, mbërriti në një qendër votimi rreth 15 minuta pa nisur procesi dhe urdhëroi aktivistët të largohen. Të rrethuar nga një turmë e inatosur që bërtiste “Lironi rrugën, ne do të votojmë”, oficerët bllokuan hyrjen në shkollën publike dhe shtynë njerëzit larg dyerve. Më pas policia hyri në ndërtese dhe hoqi kutitë e votimit.
Ndërkohë, kreu i marrëdhënieve të jashtme në qeverinë katalonjase, siguroi njerëzit se referendumi do të mbahet.
“Ky nuk është referendumi që planifikuam, por jemi në një pozicion për të garantuar se do të ketë referendum”, tha Raul Romeva.
⚠️ First GUN SHOTS have been fired in Barcelona! @EU_Commission @UNHumanRights #CatalanReferendum pic.twitter.com/ixc8tCqtc9
— Butterfly Rebellion (@Butterfly_Reb) October 1, 2017
Pavarësisht se policia kishte mbyllur 1300 nga 2315 pika votimi ditën e Shtunë, Romeva tha se qytetarët mund të votojnë në secilën qendër, mjafton të paraqiten me letërnjoftimin e tyre. Sipas tij, administratorët kanë akses në listat online për t’u siguruar që asnjë të mos votojë dy herë.
Në një qendër pranë Gironës, ku pritej të votonte Presidenti i Katalonjës Carles Puigdemont, rojet civile me helmeta bllokuan hyrjen, duke tërhequr zvarrë protestuesit dhe më pas thyen dyert e pallatit të sporti në kërkim të kutive të votimit.
Imagine. Merkel gets her EU army…. look at your future #CatalanReferendum pic.twitter.com/axSEKRwREo
— Katie Hopkins (@KTHopkins) October 1, 2017
@SkyNewsBreak @SkyNews Sent this from aunt in Barcelona. This is meant to be a democracy?! #CatalanReferendum pic.twitter.com/npFSFOQeM4
— Helena Hamilton (@HoneyH) October 1, 2017
Wondering if anyone really believes it's the way to convince your people to stay in your country #CatalanReferendum pic.twitter.com/ihd1Vav34m
— Marco Pracucci ?? (@pracucci) October 1, 2017
Kryeministri spanjoll Mariano Rajoy ka dërguar mijëra forca policore në Katalonjë për të mbajtur rendin gjatë votimit të cilësuar të jashtëligjshëm nga Gjykata Kushtetuese Spanjolle.
Policia spanjolle po akomodohet në anije kroçere në portin e Barcelonës dhe po qarkullon në qendër të qytetit në veshje civile sipas raportimeve të qytetarëve në mediat sociale.
#CatalanReferendum: Civil guard move in on polling stations in #Catalonia amid vote https://t.co/RRO2oU9F8R pic.twitter.com/DPfjBJj9El
— RT (@RT_com) October 1, 2017
Ndërkohë, policia e Katalonjës pa mban një formë greve duke mos ndërhyrë së bashku me policinë spanjolle. Një furgon policie katalonjase është parë të qarkullojë jashtë një pike votimi çdo 10 minuta dhe kjo është pritur me brohoritje nga qindra aktivistët e mbledhur jashtë saj.
Nuk dihet nëse do të shpallet një rezultat pas këtij votimi, por ata që do t’i drejtohen kutive me shumë gjasa do të vijnë nga radhët e kampit pro-pavarësi. Separatistët po planifikojnë veprime të tjera pas votës së ditës së diel. Një union tregtar njoftoi qeverinë se planifikon mbajtjen e një greve një javore, duke nisur nga data 3 Tetor.
Angelo Haruni/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.