[VIDEO] Projekti i ri për qendrën e Fierit – Me parkim nëntokësor si kryeqyteti
Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë këtë mëngjes një video, ku tregohet i renderizuar projekti i Rilindjes Urbane të qendrës së Fierit.
Ndër elementët që dallohen në video janë tre ura mbi lumin Gjanica , ku njëra duket se do të jetë vetëm për këmbësorët. Po ashtu në të gjithë hapësirën e sheshit, do të ketë korsi të dedikuara për biçikletat me ngjyrë të kuqe në krah të trotuarëve.
Lumi edhe pse e ndan këtë shesh, është një element lidhës i tij, duke e zgjeruar qendrën në të dy anët.
Sheshi ri i Fierit, ashtu si Tirana, do të ketë një parkim nëntokësor, me akses në të dy ekstremet e sheshit. Po ashtu dallohen ambiente pushimi, ambiente për vrap. Video shfaq edhe fasadën e re të Teatrit Bylis, ndërkohë që natën ndriçimi i shtrirë në të gjithë shtratin e lumit e bën qendrën edhe më tërheqëse.
Lirimi i hapësirave për qendrën e qytetit ka nisur në fillim të këtij viti, ku rreth 24 biznese e banesa janë shembur.
MIRËMËNGJES 😃dhe me këtë projekt të Programit Kombëtar të Rilindjes Urbane, që nis zbatimin së shpejti për ta kthyer qendrën e Fierit nga një parking të ndotur në një hapësirë të re publike, si edhe lumin Gjanica nga “Lana e Dytë” e Saliut të Parë, në pjesë integrale të qendrës së re të qytetit të rilindur, ju uroj një javë të mbarë 🌹
Posted by Edi Rama on Sunday, May 6, 2018
A.H./SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.