VIDEO-Rrëzohet pema në zonën e ish-Bllokut, bie mbi taksitë! Bllokohet qarkullimi i automjeteve
Një pemë është rrëzuar paraditen e sotme në rrugën Ibrahim Rugova në kryeqytet pranë zonës së ish-Bllokut në Tiranë.
Pamjet filmike të sjella në redaksinë e SCAN tregojnë se pema e rrëzuar ka rënë mbi taksitë e stacionuara aty. Ndërkohë, është bllokuar trafiku ndërsa ka vetëm dëme materiale.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.