VIDEO/Rruga “problematike” e Saukut! Shoferët nuk zënë mend, ecin me shpejtësinë e frikshme mbi 200 kilometra në orë! Pezullohen patenta
Policia Rrugore njofton se prej orës 20:00 të mbrëmjes e deri në orën 03:00 të mëngjesit janë pezulluar 28 patenta për shpejtim nga 140 deri në 204 kilometra në orë. Kjo nuk është hera e parë që konstatohen raste te tejkalimit të shpejtësisë në aksin Sauk-Teg.
“Në rrugën interurbane Tiranë-Elbasan. Vijon kontrolli me , në aksin Sauk-Teg. 204 km/h para pak minutash.
Prej orës 20:00 të mbrëmjes e deri në orën 00:30, janë pezulluar 28 Patenta për shpejtësi nga 140 km/h deri në 204 km/h.
Duaje jetën, jetoje atë. Familja pret ty të shkosh në shtëpi e jo patenta pa ty” është mesazhi që Policia Rrugore përcjell ndërsa publikon videon.
SCAN
Në rrugën interurbane Tiranë-ElbasanVijon kontrolli me 📸, në aksin Sauk-Teg.204 km/h🛣✈✈🙏 para pak minutash.Prej orës 20:00 të mbrëmjes e deri në orën 00:30, janë pezulluar 28 Patenta për shpejtësi nga 140 km/h deri në 204 km/h Mos ✈ se në rastin më të mirë ju pret 👮♂️e 📸, e në rastin më të keq ju pret 🚑. ✈🛣🚑 🏡 ???Duaje jetën, jetoje ateë🙏 familja pret TY të shkosh në 🏡🙏, jo patenta pa ty.
Posted by Policia e Shtetit on Wednesday, November 13, 2019
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.