VIDEO/Sekuestrohen kapsolla në Pogradec e Kuçovë! Procedim për 7 shtetas. Kontrollohen më shumë se 4300 subjekte
Policia e Shtetit njofton se po vijon kontrolli në të gjithë vendin për sekuestrimin e lëndëve piroteknike. Referuar njoftimit zyrtar të Policisë, janë sekuestruar në Pogradec 200 kapsolla dhe në Kuçovë 245 kapsolla.
Po gjatë javës që kaloi, në të gjithë vendin janë sekuestruar rreth 8500 kapsolla e 200 fishekzjarrë.
Policia bën me dije se janë proceduar penalisht 4 shtetas dhe 3 të tjerë janë proceduar administrativisht.
“Gjate javës që kaloi janë kontrolluar 4345 subjekte dhe janë konstatuar mallra fishekzjarrë apo lëndë piroteknike. Si rezultat i kontrolleve në qarqet Dibër, Tiranë, Gjirokastër, Korçë e Berat, janë gjetur dhe sekuestruar rreth 8500 kapsolla dhe 200 fishekzjarre.
Në lidhje me këto raste janë proceduar penalisht 4 shtetas, si dhe 3 të tjerë janë ndëshkuar me masë administrative nga shërbimi zjarrfikës” njofton Policia.
Me qëllim që nata e ndërrimit të viteve të kalojë pa probleme për sa i përket lëndëve piroteknike, Policia e Shtetit fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 e Komisariatin Dixhital çdo rast të tregtimit apo përdorimit të kapsollave, fishekzjarrëve dhe çdo rast të paligjshmërisë.
SCAN
Policia e ShtetitVijon kontrolli në të gjithë vendin për sekuestrimin e lëndëve piroteknike.Sekuestrohen në Pogradec 200 kapsolla dhe në Kuçovë 245 kapsolla.Po gjatë javës që kaloi, në të gjithë vendin janë sekuestruar rreth 8500 kapsolla e 200 fishekzjarrë.Janë proceduar penalisht 4 shtetas dhe 3 të tjerë janë proceduar administrativisht.Në zbatim të urdhrit të tre ministrave, nr. 661, datë 13.12.2018, “Për ndalimin e hedhjes në treg të lëndëve piroteknike dhe fishekzjarrëve dhe përdorimin civil, që rrezikojnë sigurinë publike”, nga strukturat e Policisë së Shtetit, në bashkëpunim edhe me shërbimin zjarrfikës ka vijuar kontrolli i pandërprerë në subjekte të ndryshme dhe tregje me shumicë e pakicë, me qëllim evidentimin dhe sekuestrimin e lendeve piroteknike dhe fishekzjarrëve. Gjate javës që kaloi janë kontrolluar 4345 subjekte dhe janë konstatuar mallra fishekzjarrë apo lëndë piroteknike.Si rezultat i kontrolleve në qarqet Dibër, Tiranë, Gjirokastër, Korçë e Berat, janë gjetur dhe sekuestruar rreth 8500 kapsolla dhe 200 fishekzjarrë. Në lidhje me këto raste janë proceduar penalisht 4 shtetas, si dhe 3 të tjerë janë ndëshkuar me masë administrative nga shërbimi zjarrfikës.Me qëllim që nata e ndërrimit të viteve të kalojë pa probleme për sa i përket lëndëve piroteknike, Policia e Shtetit fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 e Komisariatin Dixhital çdo rast të tregtimit apo përdorimit të kapsollave, fishekzjarrëve dhe çdo rast të paligjshmërisë.
Posted by Policia e Shtetit on Monday, December 30, 2019
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.