VIDEO/ Siguria rrugore – Policia rrugore vijon aksionin per evidentimin e shkeljeve
Policia Shtetit ka njoftuar së fundmi qëllimet e formave të kontrollit të cilat po aplikohen së fundmi për sa i përket patrullimit dhe monitorimit.
Sipas njoftimit këto kontrolle nga Policia Rrugore kanë si qëllim kryesor parandalimin e aksidenteve rrugore, shmangien e ndalimeve dhe verifikimeve pa shkelje të dukshme, apo pa objekt konkret verifikimi, si dhe sensibilizimin e përdoruesve të rrugës.
Këto bazuar në rëndësinë që ka sjellja e tyre konform normave të përcaktuara në Kodin Rrugor Shqiptar, në të gjitha rrugët dhe kategoritë e saj, me apo pa prezencën e policisë.
Policia Shtetit siguron se shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor, do fotografohet dhe gjobitet, njësoj në të gjitha rrugët dhe zonat ku evidentohen dhe dokumentohen këto shkelje.
SCAN
TiranëFormat e kontrollit me patrullim dhe monitorim që po aplikohen së fundmi, nga Policia Rrugore, kanë si qëllim kryesor parandalimin e aksidenteve rrugore, shmangien e ndalimeve dhe verifikimeve pa shkelje të dukshme, apo pa objekt konkret verifikimi, si dhe sensibilizimin e përdoruesve të rrugës, me rëndësinë që ka sjellja e tyre konform normave të përcaktuara në Kodin Rrugor Shqiptar, në të gjjtha rrugët dhe kategoritë e saj, me apo pa prezencën e 👮♀.Në këtë kontekst ju sigurojmë që shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor, do 📸 dhe ✍, njësoj në të gjitha rrugët dhe zonat ku evidentohen dhe dokumentohen këto shkelje.
Posted by Policia e Shtetit on Wednesday, January 16, 2019
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.