[Video] Transformohet Qafa e Pazarit në Gjirokastër – Përfundon restaurimi i 10 blloqeve
Ka përfunduar restaurimi i plotë në 10 blloqe banimi në Qafën e Pazarit në Gjirokastër. Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri, Edi Rama, përmes pamjeve që ka shpërndarë në profilin e tij në ‘Facebook’.
Kështu, është bërë zëvendësimi i çative, dritareve si dhe vetratave të dyqaneve. Ndërkohë, Rama ka shtuar më tej se në Gjirokastër, ku ka një rritje të konsiderueshme të numrit të turistëve , tashmë po marrin jetë hotele e bujtina të reja.
“Mirëmëngjes dhe nga Gjirokastra e rritjes së konsiderueshme të numrit të turistëve, ku ka përfunduar faza e parë e Rilindjes së Qafës së Pazarit, me restaurimin e thellë të 10 blloqeve, ku janë zëvendësuar tërësisht edhe çatitë, dritaret, vetratat e dyqaneve, e ku po marrin jetë hotele e bujtina të reja në vend të rrënojave, ju uroj një ditë të bukur”, shkruan Rama.
Ky investim është pjesë e projektit për Zhvillimin e Integruar Urban dhe Turistik, i cili përfshin zhvillimin e produkteve turistike në katër bashki: Beratit, Sarandës, Përmetit si dhe Gjirokastrës.
G.D/SCAN
MIRËMËNGJES 😃dhe nga Gjirokastra e rritjes së konsiderueshme të numrit të turistëve, ku ka përfunduar faza e parë e Rilindjes së Qafës së Pazarit, me restaurimin e thellë të 10 blloqeve, ku janë zëvendësuar tërësisht edhe çatitë, dritaret, vetratat e dyqaneve, e ku po marrin jetë hotele e bujtina të reja në vend të rrënojave, ju uroj një ditë të bukur🌹
Posted by Edi Rama on Monday, May 21, 2018
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.