[Video] Zhvillohet testimi fizik për Patrullë të Përgjithshme – Marrin pjesë 570 konkurrentë
Prej ditës së hënë, 5 nëntor ka nisur testimi fizik për pranimin në ‘Kolegjin e Policisë’ për Patrullë të Përgjithshme. Policia ka publikuar edhe pamjet nga ambientet e Komandës së Forcave Speciale, Zall Herr, ku po zhvillohet testimi fizik.
Në të marrin pjesë të gjithë aplikantët që kanë marrë mbi 50 pikë në testimin me shkrim. Janë gjithsej 570 konkurrentë pjesëmarrës për 150 vende.
Sipas Policisë, çdo ditë konkurrojnë jo më shumë se 80 deri në 100 konkurrentë. Testimi do të vijojë deri më datë 14 nëntor 2018. Deri në këto momente nuk është evidentuar asnjë problem gjatë zhvillimit të kësaj faze konkurrimi.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.