[Video]“Air Albania” nis fluturimin e parë drejt Stambollit me studentët dhe maturantët e ekselencës
Kompania ajrore shqiptare “Air Albania” ka nisur mëngjesin e sotëm fluturimet drejt Stambollit. Fluturimi i parë i testit është bërë nga studentët dhe maturantët e ekselencës, të cilët janë shoqëruar në aeroport edhe nga kryeministri Edi Rama.
“Më vjen shumë mirë që këtë fluturim të parë të muajit të testit e jenë studentët dhe maturantët e ekselencës. Është një fluturim simbolik, ndërkohë që gjatë muajt do jenë disa të tillë. Por, arsyeja pse na shkoi mendja tek ju është sepse jeni fytyra e ndritur e gjeneratës tjetër dhe meritoni që të keni të gjithë vëmendjen dhe të gjithë respektin dhe njëkohësisht edhe një dhuratë simbolike për gjithçka keni bërë dhe gjithçka bëni”, u shpreh Rama.
Inaugurimi i “Air Albania” u bë mbrëmjen e së premtes, ku krahas figurave më të larta të qeverisë shqiptare ishin të pranishëm edhe përfaqësues të qeverisë turke dhe kompanisë “Turkish Airlines.”
Sa i takon emërtimeve të avionëve, dy të parët janë emërtuar sipas poetëve Lasgush Poradeci me të cilët studentët e ekselencës po kryejnë sot fluturimin dhe “Migjeni”, i cili do të vijë pas 1 muaji fluturimeve test në linjën Tiranë-Stamboll.
G.D/SCAN
MIREMENGJES😊🦅
Posted by Edi Rama on Friday, September 14, 2018
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.