Vidhnin energjinë – OSHEE dërgon në polici 16 abonentë nga Shkodra e Lezha

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike vijon kontrollet për abonentët debitorë në të gjithë vendin në kuadër të formalizimit të mëtejshëm të sektorit dhe respektimit të ligjit për pagesat e faturave të konsumit.
Grupet e Task – Forcës në rajonin e Shkodrës, ku përfshihet Lezha, Puka, etj, kanë zbuluar 16 raste të vjedhjes së energjisë elektrike në kontrollet e dy ditëve të fundit. Rastet e vjedhjes janë evidentuar kryesisht në Shkodër dhe Lezhë.
Nga kontrollet e kryera në 7 ditë në këtë rajon, rezulton se janë shoqëruar në komisariatet e policisë 51 abonentë më akuzën e vjedhjes së energjisë elektrike, përmes skemës së rilidhjes, konsumit pa matje dhe pa kontratë. Ndërkohë, vetëm në Lezhë janë zbuluar së fundmi 10 abonentë.
Sipas OSHEE, rajoni i Shkodrës paraqet tregues larg objektivit të nivelit të humbjeve dhe arkëtimeve, ndaj thekson se aksioni në bashkëpunim me policinë gjyqësore do të vijojë.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.