Vidhte kalimtarët – Policia arreston në flagrancë 1 shtetas dhe sekuestron celularë, çanta dhe portofola
Policia e Shtetit ka bërë me dijes se në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen e rasteve të ndodhura më parë, identifikimin dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan organizuan dhe finalizuan operacion policor të koduar “Përsëritësi”, në kuadër të të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi:
- F. Z., 39 vjeç, banues në Elbasan.
Sipas njoftimit arrestimi i tij u bë pasi ditën e djeshme, në lagjen “5 Maji”, Elbasan, i ka vjedhur portofolin shtetases A. D. Dhe nga veprimet hetimore të kryera dyshohet se ky shtetas është autor dhe i 4 vjedhjeve të tjera të ndodhura në qytetin e Elbasanit, konkretisht:
- Më datë 01.02.2021 dyshohet se i ka vjedhur një aparatin celular shtetases V. B.;
- Më datë 29.01.2021 dyshohet se i ka vjedhur portofolin shtetases L. D.;
- Më datë 28.01.2021 dyshohet se i ka vjedhur portofolin shtetases M. T.;
- Më datë 18.12.2020 dyshohet se i ka vjedhur çantën shtetases B. Ll.
Policia njofton se po vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e vjedhjeve të tjera që dyshohen se janë kryer ky shtetas dhe se materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.