Vijojnë inspektimet dhe monitorimet si pjesë e Task Forcës Anti-Covid – AKU vendos masë administrative një operatori biznesi
Trupat inspektuese të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit kanë kryer gjatë 24 orëve të fundit 220 inspektime dhe monitorime si pjesë e Task-Forcës Anti-Covid ku në çdo monitorim nga Task-Forca vijon të kërkohet zbatimi i protokolleve të sigurisë dhe masat e nevojshme kundër përhapjes së pandemisë Covid-19.
Sipas njoftimit gjatë inspektimeve është vendosur 1 masë administrative në një operator të biznesit ushqimor për mosplotësim të detyrave të lëna nga inspektimi i mëparshëm.
AKU bën me dije se referuar Planit të Marrjes së Mostrave janë marrë 47 mostra, kryesisht në monitorim të qumështit dhe në fruta-perime.
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit vazhdon pandërprerë punën në terren në garantim të sigurisë ushqimore dhe mbrojtjes së shëndetit të konsumatorit.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.