Vijojnë operacionet kundër krimeve mjedisore – IKMT vendos 4 milion lekë gjoba në dy subjekte
Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka njoftuar se gjatë kontrollit përgjatë rrjedhës së lumit Seman, fshati Murriz u konstatua se një subjekt kryente veprimtari të marrjes së materialit inert pa leje në shtratin e lumit Seman. Ndaj këtij subjekti, IKMT mori masë administrative me gjobë 2 milion lekë, për shkeljen e kryer.
Sipas IKMT, gjatë kontrollit përgjatë rrjedhës së lumit Shkumbin, Lushnje konstatoi se një tjetër subjekt kryente veprimtari të marrjes së materialit inert pa leje në shtratin e lumit Shkumbin. Ndaj këtij subjekti, IKMT mori masë administrative me gjobë 2 milion lekë, për shkeljen e kryer.
IKMT dhe Policia e Shtetit vijon punën evidentimin dhe parandalimin e ndotjes mjedisore në lumenjtë e vijat ujore në vend si dhe ndëshkimin e çdo kundërvajtësi, dhe njëkohësisht fton çdo qytetar të denoncojë shkeljet në numrin 112 ose përmes Komisariatit Dixhital.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.