Vijojnë penalizimet – Tatimet bllokojnë bizneset turistike në Veri të vendit

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka intensifikuar kontrollet në subjektet pranë zonave turistike. 890 kontrolle janë kryer nga strukturat e Drejtorisë së Hetimit Tatimor Rajoni Verior në Velipojë, Shëngjin, Tale, Patok, Razëm, Valbonë etj, nga data 22 qershor.
375 subjekte kanë rezultuar me shkelje tatimore me vlerë rreth 12.5 milionë lekë. Më konkretisht, sipas të dhënave të DPT-së:
– 43 subjekte janë konstatuar të paregjistruara në organet tatimore me aktivitet hoteleri, bare-restorante etj;
– 9 subjekte rezultuan me mospajisje me kasë fiskale dhe 26 subjekte për mosmbajtje kase në gjendje pune;
– 71 subjekte rezultuan me “moslëshim kuponi tatimor” (herë e parë);
– 6 subjekte rezultuan me “moslëshim kuponi tatimor” (herë e dytë). Për këta tatimpagues u mor masa e bllokimit të aktivitetit për 30 ditë kalendarike;
– 55 subjekte rezultuan me punonjës të padeklaruar;
– 58 subjekte rezultuan me mallra të pashoqëruara me dokumentacion tatimor (fatura);
– 14 subjekte rezultuan me shitje pa faturë tatimore;
– 55 subjekte rezultuan me mungese dokumentacioni, kontrata qeraje, etj.;
– 38 subjekte rezultuan me shkelje te tjera te legjislacionit tatimor.
Subjektet që rezultuan me mos lëshim kuponi hera dytë janë:
– San Francisco, me vendndodhje në Pedonale Shkodër. Është penalizuar për moslëshim kuponi tatimor për herë të dytë dhe bllokim i ushtrimit të aktivitetit për 30 ditë kalendarike.
– Taverna Bixhisteni, me vendndodhje në Pedonalja e Molos Shkodër. Është penalizuar për moslëshim kuponi tatimor për herë të dytë dhe bllokim i ushtrimit të aktivitetit për 30 ditë kalendarike.
– Restorant Gjakova-Grill, me vendndodhje në Shëngjin. Është penalizuar për moslëshim kuponi tatimor për herë të dytë dhe bllokim i ushtrimit të aktivitetit për 30 ditë kalendarike.
– Vila Aurora, me vendndodhje në Velipojë. Është penalizuar për moslëshimin e kuponit tatimor për herë të dytë dhe bllokim i ushtrimit të aktivitetit për 30 ditë kalendarike.
– Shisha Room, me vendndodhje në Velipojë. Është penalizuar për moslëshim kuponi tatimor për herë të dytë dhe bllokim i ushtrimit të aktivitetit për 30 ditë kalendarike.
– Ferdinand Lukani, me vendndodhje në Velipojë. Është penalizuar për moslëshim kuponi tatimor për herë të dytë dhe bllokim i ushtrimit të aktivitetit për 30 ditë kalendarike.
Si rezultat i penaliteteve për përdorimin e pajisjeve fiskale, për subjektet e kontrolluara ka rezultuar rritje xhiros me 30%, kjo krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë”, thuhet më tej në njoftimin e DPT-së.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.