Vijojnë rëniet e gurëve dhe materialeve inerte në rrugë – ARRSH informon mbi situatën aktuale të akseve në të gjithë vendin!

Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se reshjet e shiut kanë vijuar me intensitet gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit duke sjellë edhe rënie gurësh, drurë, materiale e inerte në rrugë si në: Bajram Curri–Valbonë, Kukës–Ura e Zapodit, Kukës–Bushtricë, Elbasan-Gjinar, Librazhd-Steblevë, Qafë Muzinë-Qafë Dushk–Peshkopi, Librazhd–Përrenjas,Elbasan–Qafë Thanë dhe në Llogara.
Sipas njoftimit kontraktorët kanë punuar gjatë natës për pastrimin e akseve dhe aktualisht të gjitha rrugët janë të kalueshme.
ARRSH u bën thirrje përdoruesve të rrugës të bëjnë kujdes në lëvizje dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore të reduktojnë shpejtësinë për shkak të lagështisë në rrugë.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.