Vijojnë reshjet e dëborës – ARRSH: Akset ku qarkullohet me zinxhirë
Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar së fundmi rreth gjendjes momentale në akset kombëtare.
ARRSH ka vënë në dijeni se në Qarkun e Gjirokastrës dhe Vlorës ka pasur reshje shiu gjatë gjithë natës mirëpo nuk janë paraqitur probleme në qarkullimin e mjeteve.
Nga ana tjetër në Qarkun Korçë gjatë natës ka pasur reshje të dobëta bore dhe kontraktorët kanë punuar gjatë natës për pastrimin e akseve dhe shpërndarjen e kripës. Qarkullimi mjeteve kryhet normalisht pa zinxhir në të gjitha akset. Zinxhirët përdoren vetëm në rrugën K/Boboshticë-Dardhë, në pjesën fundore.
Në Rajonin Qendror Tiranë ka pasur reshje bore rreth 10 cm në rrugën Librazhd-Steblevë, të cilat janë pastruar nga kontraktori. ARRSH njofton se qarkullimi vijon pa probleme në të gjitha akset e këtij Rajoni.
Për sa i përket Rajonit Verior Shkodër kontraktorët kanë vazhduar punën për pastrimin e akseve dhe shpërndarjen e kripës pasi në lartësi ka pasur reshje bore. Qarkullimi me zinxhir bëhet në zonat:
Zalldardhë – Draj Reç; Domaj – Draj Reç; Ura e Cerenecit – Steblevë, 20 km e fundit të aksit dhe Reç – Qafë Drajë.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.