Vijon aksioni i OSHEE, procedohen disa raste për vjedhje të energjisë, mes tyre edhe një pronar biznesi

Vjedhësit e energjisë vazhdojnë të jenë në fokus të OSHEE, e cila vijon normalisht aksionin e prerjeve ndaj debitorëve. Vetëm gjatë 24 orëve të fundit në rajonet Vlorë, Shkodër dhe Librazhd janë proceduar disa shtetas, mes tyre edhe një pronar biznesi dhe babai i një elektricisti.
Ne rajonin Shkodër janë shënuar disa raste, si:
Frrok G. dhe Besnik S., abonentë familjarë, për cenim te matësit; ne Lezhe Sander S. dhe ne Bushat abonenti Mark N.
Me Velipoje është shoqëruar nga policia abonenti R. Nikolli pronar i një kompleksi shërbimi, me akuzën e cenimit te matësit dhe manipulim te dhënash.
Vjedhja e energjisë elektrike është vepër penale dhe ndëshkohet deri ne 3 vjet heqje lirie.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.