Vijon lufta ndaj informalitetit/ Ibrahimaj prezanton vijimësinë deri në fund të vitit 2019
Drejtoresha e Përgjithshme e Tatimeve znj.Delina Ibrahimaj, ka bërë me dije sot në një takim me përfaqësues të medias, rezultatet dhe vijimësinë e Planit Operacional kundër Informalitetit deri në fund të muajit Dhjetor 2019.
Ndër të tjera, Ibrahimaj ka theksuar se ndër të tjera do të vijojë:
-Monitorimi dhe verifikimi i informalitetit në zonat dhe sektorët me risk
-Verifikim i deklarimit të punonjësve në tre sektorë kryesorë – ndërtim, call center, fasonë;
-Verifikimi i tatimpaguesve që kanë qarkullim të madh dhe detyrime të papaguara;
-Nëndeklarimi i pagave për rreth 7200 tatimpagues dhe 13 mijë e 400 të punësuar, të cilët janë të prekur nga nëndeklarimi i pagave.
Administrata Tatimore fton të gjithë tatimpaguesit të vetëdeklarojnë në mënyrë korrekte e në respektim të ligjit, duke ju siguruar se Lufta kundër informalitetit do të përfshijë çdo subjekt, që prish konkurrencën e ndershme në treg.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.