Vijon lufta ndaj informalitetit: Zbulohet depozita me mall të fshehur në sasinë 76 mijë kilogram “kafe e pjekur”
Vijon ende lufta ndaj informalitetit. Në kuadër të këtij operacioni, i cili po zhvillohet në të gjithë vendin, zbulohet depozita me mall të fshehur në sasinë 76 mijë kilogram “kafe e pjekur”. Për këtë subjekt është aktivizuar masa ligjore, me detyrim dëmshpërblimi shtetit sa 3-fishi i masës së pagesës.
Lufta kundër abuzuesve vazhdon papushim dhe do të shtrihet në çdo magazinë doganore, për të gjitha produktet e “rënda” të akcizës.
Elefteria Zguri/ SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.