Vijon operacioni “Plazh i lirë” në Durrës dhe Vlorë/ Lirohen 2000 m2 hapësirë publike. Procedohen penalisht 12 pronarë subjektesh
Policia e Shtetit bën më dije se në vijim të operacionit “Plazhi i lirë” në Durrës lirohen rreth 2 mijë metra katrorë pronë publike, e zaptuar në mënyrë të kundraligjshme.
Sipas policisë gjatë këtij operacioni janë proceduar penalisht 12 pronarë subjektesh, nga të cilët 6 në Durrës e 6 në Vlorë, për veprat penale “Zënia e hapësirave publike”, “Fshehja e të ardhurave”, “Moslëshimi i kuponit tatimor”, “Punësimi i paligjshëm” dhe “Pushtimi i tokës”.
“Në vijim të punës për monitorimin, kontrollim dhe goditjen e informalitetit u proceduan penalisht në gjendje të lirë shtetasit L. B., F. B., O. D., F. R., A. C., S. B., të gjithë banues në Durrës” vijon njoftimi i policisë.
Sipas policisë procedimi ndaj tyre filloi pasi nga kontrolli i ushtruar, u konstatua se këta shtetas kishin zënë me çadra plazhi, hapësirat publike në bregun e detit pa leje nga organet përkatëse,
Në Vlorë gjithashtu policia bën më dije se ka proceduar penalisht 6 administratorë subjektesh në Radhimë dhe Himarë, konkretisht shtetasit B. D., P. K, M. K, M. Dh., S. Sh., A. Z., pasi nga kontrollet e ushtruara në subjektet tregtare në plazhet e Radhimës dhe Gjipesë, konstatohet se këta shtetas kanë ushtruar aktivitetin “Plazh Privat”.
Sipas policisë ndër të tjera këta shtetas kishin mungesë të theksuar dokumentacioni, nuk lëshonin kupona tatimorë dhe nuk kishin kontratë qiraje me Bashkitë përkatëse.
“Operacioni do të vijojë në gjithë zonën bregdetare, për të kthyer në dispozicion të qytetarëve çdo hapësirë publike të zënë në mënyrë të kundërligjshme, me qëllim fitimin” shton Policia e Shtetit.
SCAN
Durrës-VlorëVijon operacioni "Plazh i lirë"Policia e Shtetit vijon zbatimin e detyrave të përcaktuara në planin e posaçëm të masave për parandalimin, evidentimin dhe ndëshkimin e informalitetit, evazionit fiskal në turizëm, ndërtim, hidrokarbure, mallra të akcizës dhe krimeve të tjera mjedisore.Në Durrës, lirohen rreth 2000 m2plazh i zaptuar në mënyrë të kundërligjshme.Procedohen 12 pronarë subjektesh, nga këta 6 në Durrës e 6 në Vlorë, për veprat penale "Zënia e hapësirave publike", "Fshehja e të ardhurave", "Moslëshimi i kuponit tatimor", "Punësimi i paligjshëm" dhe "Pushtimi i tokës".Policia e Durrësit në bashkëpunim me Policinë Bashkiake, kanë vijuar operacionin për lirimin e hapësirave publike, duke vënë në dispozicion të pushuesve rreth 2000 m2 plazh, pronë publike e zaptuar në mënyrë të kundërligjshme.Policia ka proceduar penalisht 6 shtetas për veprën penale "Zënia e hapësirave publike", ndëshkuar me parë edhe nga Policia Bashkiake. Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në bashkëpunimin me Task-Forcën e ngritur nga Prefekti i Qarkut Durrës dhe Policinë Bashkiake, në vijim të punës për monitorimin, kontrollin dhe goditjen e informalitetit, proceduan penalisht në gjendje të lirë shtetasit: L. B., F. B., O. D., F. R., A. C., S. B., të gjithë banues në Durrës.Procedimi ndaj tyre filloi pasi nga kontrolli i ushtruar, u konstatua se këta shtetas kishin zënë me çadra plazhi, hapësirat publike në bregun e detit pa leje nga organet përkatëse.- Në Vlorë në vijim të kontrolleve të subjekteve tregtare të cilat kanë zaptuar plazhet publike bregdetare në mënyrë të paligjshme, Policia ka proceduar penalisht 6 administratorë subjektesh në Radhimë dhe Himarë, konkretisht shtetasit B. D., P. K, M. K, M. Dh., S. Sh., A. Z., Policia ka nisur procedimet penale për secilin prej tyre, pasi nga kontrollet e ushtruara në subjektet tregtare në plazhet e Radhimës dhe Gjipesë, është konstatuar se këta shtetas kanë ushtruar aktivitetin "Plazh Privat" me mungesë të theksuar dokumentacioni, nuk lëshonin kupona tatimorë dhe nuk kishin kontratë qiraje me Bashkitë përkatëseOperacioni do të vijojë në gjithë zonën bregdetare, për të kthyer në dispozicion të qytetarëve çdo hapësirë publike të zënë në mënyrë të kundërligjshme, me qëllim fitimin.
Posted by Policia e Shtetit on Wednesday, August 7, 2019
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.