Vijon paqëndrueshmëria e tregjeve – Investitorët, të fokusuar te samiti i NATO-s dhe te forumi i BQE

Tregjet europiane janë hapur në rënie në sesionin e sotëm, ndërkohë që besimi i investitorëve vijon të jetë i paqëndrueshëm. Analistët dhe tregtarët po monitorojnë të dhënat ekonomike që do të publikohen për të vlerësuar rreziqet e një recesioni të mundshëm. Indeksi pan-Europian STOXX 600 po qëndron në rënie me 0.4%, ndërsa edhe tregjet aziatike patën një tendencë në rënie. Edhe kontratat “futures” në Ëall Street po publikojnë humbje.
Ndër zhvillimet e tjera, investitorët do të monitorojnë nga afër samitin e NATO-s, që zhvillohet në Spanjë, por edhe forumin e Bankës Qendrore Europiane, që zhvillohet në Portugali.
Ditën e djeshme, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg njoftoi se është arritur një marrëveshje për të pranuar Suedinë dhe Finlandën në aleancë, pasi mosmarrëveshjet me Turqinë ishin zgjidhur. Tregjet po presin edhe të dhënat mbi besimin konsumator në Eurozonë dhe inflacionin për qershorit në Spanjë.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.