Vijon turi i llogaridhënies – Rama nga Karahaxha: Marrëveshja për detin s’ka përfunduar
Marrëveshja për detin me Greqinë nuk është mbyllur ende, po ajo është e drejtë. Kështu u shpreh kryeministri Edi Rama gjatë një takimi me banorët e fshatit Karahaxhë në Sarandë.
Në një kohë kur e gjithë vëmendja është përqendruar më vendimin e datës 28 qershor për hapjen e negociatave, kryeministri Rama beson se Shqipërisë do ti hapet një dritë jeshile.
Kryeministri Edi Rama ka dëgjuar problemet e minoritetit grek në Shqipëri dhe ka premtuar që do të ketë zgjidhje për çdo shqetësim të tyre. Më tej kryeministri ka premtuar se do të kthehet përsëri në shtator për të dhënë llogari për punën e bërë.
Entela Barjamaj/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.