VIP-at kundër Tatimeve, spitale, banka e kompani cigaresh tek Administrativja
Muaji Janar dhe Shkurt i këtij viti ka nisur me një dyndje padish nga biznese të ndryshme në vend kundër Tatimeve. Ajo që bie në sy këtë herë është që në listë është një numër i madh kompanish, të cilësuara si tatimpagues të mëdhenj apo siç njihen ndryshe VIP-at.
Në Gjykatën Administrative janë regjistruar çështje nga spitale, banka, kompani cigaresh, lojërash fati, madje nuk kanë munguar as subjekte që nuk i përkasin biznesit siç janë partitë politike.
Në total nga 1 Janari deri më 8 Shkurt janë regjistruar 35 çështje që kanë të bëjnë me Tatimet, ku padia është bërë drejtpërdrejt ose për Drejtorinë e Përgjithshme ose për ato rajonale. Rastet më të shpeshta lidhen me njoftimet e vlerësimeve për detyrimet tatimore për të cilat subjektet kanë kundërshtimet e tyre.
Listës i është bashkuar edhe Partia Demokracia Sociale e Paskal Milos për të njëjtën arsye të vlerësimit. I gjithë ky lumë padish kundër tatimeve vjen në një kohë kur retorika për amnistinë është pjesë e përditshme e politikës por ajo që duhet mbajtur parasysh ka të bëjë që pretendimet në çështje i përkasin viteve të ndryshme nga 2013 e në vazhdim.
Por cilët janë VIP-at që kanë çuar çështjet në gjykatë?
-Banka e Tiranës sh.a në datën 16.1 2017
-Philip Morris Albania shpk 19.1 2017
-“I.T.S.G.A” sha 19.1.2017
-“American Hospital” sha 2.2.2017
-IN FOOD” shpk 6.2.2017
Nertila Maho/RTV SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.