“Viti agro” në Credins Bank – Banka ofron larmi produktesh financimi për agrobizneset
Ky quhet pa diskutim viti i agros në Credins Bank. E vendosur në shërbim të agrobizneseve në sektorë të ndryshëm, si agrobujqësi, agroturizëm, blegtori apo edhe akuakulturë, Credins Bank ka zgjeruar kreditimin për këtë segment me 40 për qind. Credins Bank është gjithnjë aty ku janë bizneset agro, dhe këtë herë “krah për krah” me ta, në panairin “Shqipëria Punon Tokën” , në Sheshin Skënderbej.
Oferta e produkteve të financimit të Credins Bank, për agrobizneset është e larmishme, duke përmbushur të gjitha pritshmëritë që kanë të interesuarit.
Ndërsa banka lëvizëse, është një tjetër aset, që i ka familjarizuar agrobizneset me me produktet që ofrohen.
Credins Bank aktualisht numëron mbi 300 mijë klientë, nga të cilët 1300 klientë agro, shërben në 59 degë në të gjithë Shqipërinë, në 360 gradë.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.