Viti i Ri 2018 “mbërrin” në Shqipëri! Tirana “ndizet” nga fishekzjarret, atmosferë festive në sheshin “Skënderbej”

Me një spektakël fishekzjarrësh dhe duke sfiduar temperaturat e ulëta, shqiptarët kanë pritur “Vitin e Ri 2018”, pas një numërimi mbrapsht për të arritur në orën 24.00.
Të shumë kanë qenë ata të cilët e kanë pritur ardhjen e Vitit të Ri në sheshin “ Skënderbej në Tiranë, por nuk ka munguar atmosfera festive edhe në rrethe të tjera të vendit, ku qytetarët dhe të afërmit e tyre i kanë “uruar mirëseardhjen” 2018-ës në qendrat e qyteteve.
Në Tiranë, festa ka nisur në orën 22:30 të mbrëmjes me Koncertin festiv të Vitit të Ri, ku kanë performuar këngëtarë të njohur të muzikës shqiptare.
Tashmë, shumë prej atyre që kanë festuar në familje, i janë bashkuar ambienteve ku luhet muzikë “live” apo klubeve të natës, për të festuar me shoqërinë apo me personat e tyre të dashur.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.