Vizita e negociatorëve, Haçkaj në Argument: “Me shumë mundësi kemi një pakt”
“Ata nuk vijnë, nuk nisen nëse nuk kanë marrë një akord paraprak, sado të vogël nga ana e të dyja palëve”. Kështu është shprehur drejtori i portalit “ShtetiWeb” Ardian Haçkaj në “Argument”, i pyetur në lidhje me vizitën e negociatorëve europian David McAllister dhe Knut Fleckenstein, e cila do të zgjas vetëm 6 orë.
“Për mendimin tim 6 orë janë të pamjaftueshme për të kaluar në thellësi, por ndërkohë ajo që është shumë e rëndësishme, është ajo që nuk duket, janë kontaktet paraprake, puna parapërgatitore që është bërë përpara se ata të vinë në Tiranë. Dhe me sa di unë, edhe nga përvoja ime në këto raste, ata nuk vijnë, nuk nisen nëse nuk kanë marrë një akord paraprak, sado të vogël nga ana e të dyja palëve. Nëqoftë se ato vijnë dhe ikin pa rezultat, atëherë do të thotë që njëra nga palët nuk e ka mbajtur një premtim të dhënë, dhe kjo ka për të qenë një kosto për të gjithë ne”, deklaroi Haçkaj.
Pritet që McAllister dhe Fleckenstein të takohen në Tiranë me Kryeministrin Rama, kryetarin e Kuvendit, Meta, si dhe më pas edhe kreun e opozitës Basha.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.