Vizita që vlen $50 MLD – Trump zbret në Mbretërinë Saudite, paratë “vërshojnë”

Turin e tij të parë jashtë Shteteve të Bashkuara të Amerikës, presidenti amerikan, Donald Trump ka vendosur ta nisë pikërisht nga Arabia Saudite, dhe kjo nuk është aspak një koincidencë.
Marrëdhëniet e ngushta tregtare dhe ekonomike mes dy vendeve, lënë tërësisht në hije ato se çka Trump mendon për myslimanet. Pikërisht në ditën që Trump zbriti në tokën saudite, kompania saudite e naftës, Aramco nënshkroi marrëveshje me kompani amerikane që operojnë në sektor në vlerën e 50 miliardë dollarëve.
Një ndër kompanitë me të cilat është nënshkruar marrëveshje është edhe General Electric. Nga kjo marrëveshje miliardere pritet të përfitojnë të dyja vendet, duke zgjeruar ndjeshëm bashkëpunim tregtar dhe fushën e operimit.
Donald Trump ka marrë me vete në këtë udhëtim të tij dy-ditor në Mbretëri dhjetëra biznesmenë amerikanë. Gjatë takimeve ndërkohë pritet të jenë të pranishëm përfaqësues nga 54 vende arabe dhe myslimanë.
Roel Korkuti/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.