Vjedhje banesash – Policia arreston në flagrancë 2 shtetas dhe sekuestron orendi shtëpiake me vlerë mbi 1 milion lekë
Policia e Shtetit ka njoftuar finalizimin e operacionit “Kraneja” për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjeve duke arrestuar në flagrancë dy shtetas që tentuan të largoheshin. Sipas njoftimit janë zbardhur edhe disa vjedhje të tjera në banesa, që dyshohet se janë kryer nga këta dy shtetas.
Sipas Policisë më datë 14.06.2020, shtetasit M. B., 42 vjeç dhe E. K., 38 vjeç, banues në fshatin Gjashtë, Sarandë, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se kanë vjedhur disa bagëti të imta të shtetasit E. M., Sarandë.
Shërbimet e Policisë bëjnë me dije se pas kontrollit të ushtruar ka gjetur edhe një mjet prerës, i cili është sekuestruar në cilësinë e armës së ftohtë dhe gjithashtu nga hetimet e kryera, dyshohet se këta shtetas janë autorë të vjedhjeve së 3 banesave në pronësi të shtetasve O. S., N. S. dhe A. K., në fshatin Krane, disa ditë më parë, ku dyshohet se kanë marrë orendi shtëpiake me vlerë rreth 120.000 lekë.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.