Vjedhje e energjisë elektrike – Policia evidenton 21 raste dhe arreston në flagrancë 20 shtetas
Policia e Shtetit njofton se për arsye se kishin bërë lidhje të paligjshme të energjisë elektrike ose kishin ndërhyrë në matësit elektrikë në banesat e tyre, me qëllim për të vjedhur energjinë elektrike, ka arrestuar në flagrancë 10 shtetas, në Tiranë, Fier, Lezhë, Dibër e Shkodër, procedohen penalisht 10 shtetas të tjerë në Lezhë e Durrës, si dhe shpallet në kërkim 1 shtetas tjetër në Tiranë, konkretisht: DVP Tiranë/Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatet e Policisë Nr. 1, 5, 6 dhe Komisariatin e Policisë Vorë janë arrestuar në flagrancë shtetasit D. A., banues në Baldushk, F. H., banues në Babrru, A. D., banues në Kombinat dhe G. S, banues në Vorë, si dhe është shpallur në kërkim shtetasi S. D., banues në Kombinat.
DVP Lezhë/Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Lezhë dhe Kurbin njoftojnë se kanë arrestuar në flagrancë i shtetasve L. E., banues në Lezhë dhe P. A., banues në Kurbin ndërsa nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatet e Policisë Lezhë, Kurbin, Mirditë janë proceduar penalisht shtetasit: N. M., M. Ç., B. L., L. A., V. A., F. A., K. B. dhe T. A.
Gjithashtu si[pas informacionit shërbimet e Komisariatit të Policisë Mallakastër kanë arrestuar në flagrancë shtetasit E. V., banues në Visokë dhe K. Z., banues në Dukas ndërsa nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë është arrestuar në flagrancë shtetasi I. L., banues në Gjoricë.
Policia bën me dije se shërbimet e Policisë në Komisariatin e Policisë Shkodër arrestuan në flagrancë shtetasin V. P., banues në fshatin Shqir, Shkodër si dhe nga shërbimet e Policisë në Komisariatin e Policisë Durrës u proceduan penalisht shtetasit R. D., banuese në Durrës dhe A. B., banues në Fllakë, Durrës.
Strukturat e Policisë njoftojnë se do të vijojnë kontrollet në të gjithë vendin, për të parandaluar, evidentuar dhe goditur paligjshmërinë në cilëndo fushë që ajo shfaqet.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.