Vjelja e taksës së ndërtesës/UKT do të nisë verifikimet në terren, hap tender për sistem elektronik
Ujësjellës-Kanalizime Tiranë synon të zhvillojë një aplikacioni android për regjistrimin e të dhënave të terren, që do të shërbejë për përllogaritjen e taksës së ndërtesës.
Përmes një procedure tenderuese, me vlerë rreth 8.2 mln lekë, UKT kërkon që nëpërmjet pajisjeve mobile për 40 punonjës, në terren do të merren në mënyrë automatike koordinatat e vendodhjes së ndërtesës dhe aplikimi duhet të bëje kontrollin e pikës ku plotësohet formulari dhe të gjejë në mënyrë të automatizuar zonën për llogaritjen e taksës.
Ndërkohë që, i gjithë ky proces do të integrohet në faqen e UKT. Verifikimi io të dhënave në terren është një proces i rëndësishëm, duke qenë se me formulën e rishikuar kjo taksë paguhen në varësi të vlerës së pronës. Procesi i përllogaritjes së taksës nisi me vetëdeklarimin e të dhënave ng qytetarët.
Sipas të dhënave zyrtare të UKT-së, deri në muajin nëntor, ky numër arriti në 70 mijë, ndërkohë që në total numërohen rreth 190 mijë abonentë. Ndërkaq, pas kalimit të fazë së vetëdeklarimit dhe analizimit të të dhënave për përputhjen e tyre e të dhënat e kadastër, tashmë duket se UKT po kalon në fazën e tretë, që parashikon pikërisht verifikimin në terren të të dhënave.
Deri më tani janë hasur një srë vonesah në drejtim të vjeljes së taksës sipas formulës e re, ndërkohë që gjatë muajit dhjetor duket se UKT ka nisur të faturojë një pjesë të banorëve me formulën e rishikuar.
Ola Mitre/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.