Vjen “Biden Economy”/ Plani i presidentit të ri për rimëkëmbjen e ekonomisë amerikane
Po vjen “Biden Economy”. Plani i rimëkëmbjes së ekonomisë amerikane të shkatërruar nga pandemia do të bëhet publik nga presidenti i zgjedhur Joe Biden dhe zëvëndësja e tij Kamala Harris.
Objektivi i këtij plani është krijimi i së paku 11 milionë vendeve të punës dhe lufta kundër pabarazive ekonomike e sociale. Ekipi i ekonomistëve të presidentit të zgjedhur e ka nisur tashmë punën, pavarësisht vështirësive të lidhura me tranzicionin e pushtetit e marrjes së detyrës, dhe presidentit në detyrë Donald Trump që ende nuk e ka njohur fitoren e rivalit të tij.
“Sa më shpejt të kemi një plan tranzicioni, aq më shpejt do të mund të avancojmë me vaksinën. Ka ardhur koha që të vlerësojmë punën dhe jo vetëm pasurinë. Ajo që duhet janë vendet e mira të punës, ato dinjitoze” është shprehur Biden.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.