‘Vjen sasia më e madhe e vaksinave e mbërritur njëherësh në Shqipëri’. Në Rinas, 340 mijë Coronavac
Në Shqipëria kanë mbërritur këtë paradite edhe 340 mijë vaksina Coronavac. Lajmi bëhet i ditur nga kryeministri Edi Rama i cili evidenton se kjo është sasia më e madhe e mbërritur njëherësh.
Dërgesa e mbërritur në aeroportin ‘Nënë Tereza’ e çon në 1 milion e 578 mijë e 790 numrin e vaksinave të mbërritura deri tani në Shqipëri.
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.